Kompania e rrjeteve sociale, Twitter, ka hequr “cicërimat” e Ambasadës ruse në Mbretërinë e Bashkuar, të cilat kishin të bënin me incidentin në maternitetin në Mariupol të Ukrainës.
Një zëdhënës ka thënë për Reuters se postimet e kësaj ambasade në Twitter kanë thyer rregullat e platformës në lidhje me “mohimin e ngjarjeve të dhunshme”.
Rusia kishte pretenduar se materniteti në Mariupol, i cili u bombardua të mërkurën, po përdorej nga forcat ukrainase.
Zyrtarët nuk ofruan asnjë provë për të mbështetur pretendimet e tyre, raporton BBC.
Përkatësisht, Ambasada ruse në Twitter tha se spitali nuk ishte funksional, ishte marrë në kontroll nga batalioni ukrainas Azov i ekstremit të djathtë dhe se një grua e fotografuar në vendngjarje po shtiret se ishte përfshirë.