Sporte të tjera

Zverev në finale, Gjokoviqi dorëzoi meçin

Novak Gjokoviq

Tenisti gjerman, Alexander Zverev, ka kaluar në finale të turneut Grand Slam “Australian Open”, pasi kundërshtari i tij, Novak Gjokoviq, e dorëzoi meçin. 

Zverevi, setin e parë që zgjati 80 minuta, e fitoi me rezultatin 7:6, pas “tiebreakut”. 

37-vjeçari serb më pas për shkak të lëndimit, nuk arriti ta vazhdojë meçin dhe u eliminua. Është fishkëllyer shumë nga të pranishmit në arenë. 

Gjermani Zverev, bartësi i dytë, është në kërkim të titullit të parë në turne madhor. 

Dy herë është mposhtur në finale.