Not

“World Aquatics” konfirmon që Hana Beiqi është diskriminuar

Hana Beiqi

Hana Beiqi

Federata Botërore e Sporteve të Ujit (World Aquatics) ka konfirmuar që notarja Hana Beiqi është diskriminuar nga Federata e Notit e Kosovës. Përmes një letre të publikuar të mërkurën në Asamblenë Vjetore të KOK-ut, “World Aquatics” ka shprehur qëndrimin e qartë që Beiqi është dashur të dërgohet në Botëror nga Federata kosovare e notit.

Duke mos e përzgjedhur, FNK-ja ka diskriminuar notaren e talentuar dhe ia ka humbur mundësinë asaj që të konkurrojë për paraqitje në Lojërat Olimpike me ftesë.

15-vjeçarja Beiqi nuk ishte përzgjedhur për Botëror nga Federata e Notit e Kosovës. Klubi i saj, Otrila, ka vlerësuar se FNK-ja e ka diskriminuar Hanën. Vlerësim të njëjtë ka dhënë edhe Komiteti Olimpik i Kosovës, ndërsa FNK-ja ka mohuar që ka diskriminuar notaren e re. Madje FNK-ja ka akuzuar Komitetin Olimpik për tendencë të përzierjes në vendimmarrje të organeve të federatës.


“Sistemi i kualifikimit vendos standardet kohore për kohë kualifikuese olimpike (OQT) dhe kohët e konsiderimit olimpik (OCT), si dhe rregulloret për ftesat e universalitetit.

Për ftesat e universalitetit, ekzistojnë katër kritere parësore sipas të cilave një sportist dhe një sportiste mund të marrin ftesë për të garuar në Paris:

Sportisti nuk duhet të jetë më i vjetër se 30 vjeç më 1 janar 2024

Sportisti nuk duhet të ketë marrë pjesë tashmë në dy Lojërat Olimpike pararendëse

Sportisti duhet të ketë rezultatin më të lartë në Tabelën e Pikëve të ‘World Aquatics’ në çfarëdo ngjarje olimpike individuale, të shënuar në një ngjarje kualifikimi të miratuar nga ‘World Aquatics’ gjatë periudhës së kualifikimit

Sportisti duhet të ketë garuar në Kampionatin Botëror të ‘World Aquatics’ në Fukuoka (2023) ose në Doha (2024)”, thuhet ndër të tjera në letrën e tyre.


Më poshtë e paraqesim letrën e plotë të "World Aquatics"