Sporte të tjera

Volejbollistët e Kosovës të mërkurën përballë Sllovakisë

Volejboll Kosova

Volejbollistët e Përfaqësueses së Kosovës të mërkurën do ta zhvillojnë ndeshjen e dytë kualifikuese për “Euro 2026”. 

“Dardanët” në Nitra do të përballen me Sllovakinë. Volejbollistët të martën kanë udhëtuar drejt qytetit sllovak. Ndeshja Sllovaki – Kosovë zhvillohet nga ora 18:00.

Kosova e humbi 3:0 në sete ndeshjen e luajtur në Gjilan ndaj Letonisë, që ishte e para në kualifikime.

Ndeshja e javës së kaluar ndaj letonëve për Kosovën ishte debutim në kualifikimet e Evropianit.

Ndërkohë Sllovakia luajti me Letoninë dhe humbi 3:1 në sete, dy ditë më parë. 

Drejt Rumanisë të martën kanë udhëtuar volejbollistet e Kosovës. Ato të enjten nga ora 18:00 e zhvillojnë ndeshjen e dytë kualifikuese për “Euro 2026”. Ndeshjen e parë volejbollistet e Kosovës e humbin 3:0 në sete nga Kroacia.