Volejbollistët e Kosovës kanë pësuar tjetër humbje në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2026.
Kosova të mërkurën mbrëma në Nitra, u mposht nga Sllovakia me rezultatin 3:0 në sete, në ndeshjen që zgjati 70 minuta.
Kosova e drejtuar nga selektori Martin Nemec, pati paraqitje të mirë në setin e parë, të cilin megjithatë e humbi 25:21. Më pas sllovakët fituan 25:14 dhe 25:9, për fitoren e parë pas disfatës nga Letonia.
Letonia e kishte mposhtur edhe Kosovën më 17 gusht në Gjilan.
Për Kosovën është paraqitja e parë në garën kualifikuese evropiane.
Kosova në te kaluarën ka luajtur vetëm një herë në kualifikimet e Botërorit 2018 dhe një herë në “CEV Volleyball European Silver League”.
Të enjten nga ora 18:00, luajnë edhe volejbollistet e Kosovës.
Kosova ballafaqohet me Rumaninë, po ashtu në kualifikimet për “Euro 2026”.