Sporte të tjera

Vdiq skitarja 19-vjeçare nga Italia, pas rrëzimit në stërvitje

Skitarja

Matilde Lorenzi (2004-2024)

Një lajm i rëndë erdhi nga bota e skijimit. Matilde Lorenzi ka vdekur pas rrëzimit në stërvitje. Skitarja italiane ishte vetëm 19-vjeçare.

Këtë e bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes e Italisë.

“Ministria dhe ministri Guido Crosseto shprehin ngushëllimet  më të sinqerta për familjen dhe kolegët e Matile Lorenzit, anëtare e Grupit Sportiv të Ushtrisë dhe skitare premtuese italiane, që vdqi tragjikisht pas një incidenti serioz”, shkruan në njoftim.

Lorenzi kishte një rrëzim të rrezikshëm të hënën gjatë stërvitjeve. Sipas ANSA, ajo humbi kontaktin me tokën pasi iu dëmtuan skitë. Me fytyrë goditi në sipërfaqe të fortë. Më pas rrëshqiti nga shpati para se trajnerët t’ia jepnin ndihmën e parë.

Lorenzi u dërgua në spital me helikopter. Mjekët konfirmuan lëndimin e rëndë të trurit dhe ndërkohë skitarja vdiq.

Sipas hetimeve fillestare, shtegu dhe rfrjetat e sigurisë ishin në rregull. Hetimet do të vazhdojnë.

Lorenzi konsiderohej skitare premtuese. Në mars i fitoi dy tituj të Italisë.