27-vjeçari Vladislav Heraskevici është përjashtuar nga Lojërat Olimpike Dimërore “Milan Cortina 2026”, dhe nuk do të mund ta përfaqësojë Ukrainën në sportin e skeletonit.
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar e ka diskualifikuar Heraskevicin pasi nuk i është bindur kërkesës për ta zëvendësuar helmetën që e mbante në stërvitje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë helmetë ishin paraqitur fytyrat e disa sportistëve që kanë vdekur gjatë luftës me Rusinë.
Reagimi nga mediumet ukrainase ka qenë i menjëhershëm, teksa kanë shkruar se “ky është çmimi i dinjitetit tonë”.
Ndërkohë, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se kjo është “lojë e Rusisë”.