Të shtunën prej orës 19:00 janë ndeshjet e dyta gjysmëfinale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll.
Në palestrën “Minatori” takohen Trepça e Rahoveci. Trepça ishte e katërta në stinorin e rregullt, ndërsa Rahoveci i pari.
“Vreshtarët” fituan të mërkurën gjysmëfinalen e parë dhe me fitore tjetër kualifikohen në finale të plejofit.
Ndërkohë në “Bill Clinton” në Ferizaj takohen Kastrioti dhe Besa Famgas. Kastrioti kishte mposhtur Besën në finale të Kupës së Kosovës, por në gjysmëfinalen e parë të plejofit pësoi humbje.
Të enjten në Pejë, Besa fitoi me rezultat 30:27. Kampionia aktuale, Besa synon tjetër fitore për vend në finale. Ndërkohë Kastrioti synon që ta sigurojë zhvillimin e ndeshjes së tretë.
Te hendbollistet tashmë janë përcaktuar skuadrat finaliste – Ferizaj e Istogu.