Nemanja Majdov njihet si njëri prej xhudistëve më jokorrekt. Ai bëri skandal duke kritikuar ashpër gjyqtarët pasi u eliminua në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”.
Së fundi, xhudisti serb është suspenduar për pesë muaj. Vendimin e mori Federata Ndërkombëtare e Xhudos.
Majdov në shumë raste ka shprehur qëndrim anti-Kosovë dhe qëndrime anti-shqiptare. Ishte shpresë e madhe e Serbisë për medalje në Paris, por mbeti duarthatë. Në fakt Serbia nuk e fitoi asnjë medalje në xhudo në Paris dhe serbët këtë e pranuan shumë vështirë.
Majdovi është dënuar me pesë muaj për shkak se shkeli kodin religjioz në Lojërat Olimpike, kanë shkruar mediat serbe. Ai është munduar të shndërrohet në viktimë pas vendimit të IJF-së.
Ka thënë se është dënuar pasi ka bërë kryqin. Majdovi ka theksuar se nuk ka dashur të kërkojë falje pasi i erdhi vendimi.
Sjellja e tij në Paris ishte kritikuar ashpër në komunitetin e xhudos. Dhe tani xhudisti i lindur në Bosnjë-Hercegovinë do të qëndrojë disa muaj jashtë garave.