Sporte të tjera

Simbine thyen rekordin e Boltit

Simbine

31-vjeçari Akani Simbine është njëri prej njerëzve më të shpejtë në botë dhe vazhdimisht garën e 100 metrave vrapim e përfundon me kohën nën dhjetë sekonda.

Në Grand Prixin e Botsuanas, ai theu një rekord të vendosur nga ikona e mbretëreshës së sporteve, Usain Bolt, që tani është 38-vjeçar.

Simbine e fitoi garën me kohën 9.90 sekonda.

Megjithatë, nuk e ka thyer rekordin botëror të Boltit për shpejtësi, të vendosur në vitin 2009, kur e përfundoi garën për 9.58 sekonda.

Por Simbine ka thyer një rekord tjetër.

Për 11 vjet rresht, Simbine ka vrapuar në 100 metra me kohën nën dhjetë sekonda, ndërsa superylli Bolt, e ka arritur një gjë të tillë në dhjetë raste.

Federata e Atletikës e Afrikës së Jugut ka reaguar për këtë të arritur në rrjetet sociale.

“Përgjatë një dekade me vrapime të vazhdueshme nën dhjetë sekonda në 100 metra dhe Akani Simbine është gjithnjë e më i mirë”, ka shkruar Federata e Atletikës e Afrikës së Jugut. 

Por Simbine ende është larg të arriturave të Boltit.

Bolti ka tetë medalje të arta olimpike, ndërsa atleti nga Afrika e Jugut ende nuk e ka asnjë titull në Olimpiadë.

Në Lojërat Olimpike në Paris, Simbine e fitoi të argjendtën në garën e stafetës 4x100 metra.