Sporte të tjera

Shabani publikon listën e hendbollisteve

Perfqesuesja e Kosoves ne hendboll ne konkurrence te femrave

Përzgjedhësi i Kosovës në hendboll Agron Shabani të martën e ka publikuar listën prej 16 hendbollisteve për ndeshjet ndaj Belgjikës dhe Bosnjë-Hercegovinës. Këto ndeshje janë të vlefshme për kualifikimet e Botërorit 2025, ndërsa do të luhen në Hasselt të Belgjikës. 

Emër i ri është Sara Gjergjaj, që gradohet nga Kosova U18. Ndërkohë në ekipin e hendbollisteve kthehet lojtarja e rëndësishme, Mirjeta Bytyqi, që do të luajë ndeshjet e para zyrtare me Kosovën.

Më 25 tetor, Kosova do ta zhvillojë ndeshjen ndaj Belgjikës ndërsa një ditë më pas luan me Bosnjë-Hercegovinën.  

“Lojtaret tona janë duke kaluar formë të mirë dhe kjo jep shpresë për kualifikime të suksesshme”, shkruan në njoftimin e Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Grumbullimi i Kosovës do të bëhet më 20 tetor, në Luksemburg. 

Kosova do të përgatitet deri më 24 tetor në Luksemburg dhe më pas do të udhëtojë për në Belgjikë.