Sporte të tjera

Samadrexha fiton derbin e fundjavës në hendboll

Samadrexha

Samadrexha – Ferizaj ishte kryendeshja e fundjavës në hendbollin kosovar. Kjo ndeshje u zhvillua të dielën mbrëma në palestrën “Afrim Bunjaku” në Samadrexhë, ndërsa u fitua nga skuadra vendase me rezultat 36:26. Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e 15-të të Superligës së hendbollisteve.

Mirjeta Dinolli udhëhoqi Samadrexhën me 10 gola. Shkurt Mehmeti ishte më efikasja te Ferizzaj me nëntë gola.

Samadrexha është e treta me 18 pikë. Ferizaj mbetet i dyti me 20 pikë.

Në ndeshjet tjera nuk kishte befasi.

Te hendbollistët u zhvillua xhiroja e 23-të, ndërsa fitoret e radhës i shënuan Rahoveci, Besa Famgas e Ferizaj.