Sporte të tjera

Rahoveci të shtunën e luan ndeshjen e kthimit në Rumani

Rahoveci vs Minaur Baia Mare

Kampioni i Kosovës në hendboll, Rahoveci, ka bërë rrugë të gjatë për në Baia Mare te Rumanisë. Udhëtimi i “vreshtarëve” zgjati rreth 24 orë, ndërsa ata të shtunën prej orës 15:00 i pret sfidë edhe më e madhe.

Rahoveci e luan ndeshjen e kthimit të raundit të tretë të Kupës Evropiane për hendbollistë. Përballë Rahoveci do ta ketë skuadrën e njohur rumune, Minaur Baia Mare.

Të shtunën e kaluar në Rahovec, skuadra rumune fitoi 38:31. Kështu që Baia Mare llogaritet favorit i madh për të avancuar në raundin e katërt. Kjo skuadër ka përvojë dukshëm më të madhe se Rahoveci e po ashtu ka lojtarë të nivelit më të lartë.

Rahoveci është ekipi i vetëm kosovar që ka mbetur në gara ndërkombëtare në këtë edicion.