Sporte të tjera

Portierja e Kosovës firmos me Mainzin gjerman

Aurora Kryeziu

Portierja e përfaqësueses së Kosovës në hendboll, Aurora Kryeziu, ka firmosur me klubin e njohur gjerman, Mainz. 20-vjeçarja deri më tani ishte te skuadra tjetër gjermane, TSG Bretzenheim, por Mainzi vlerësohet skuadër e nivelit më të lartë.

Të dy skuadrat janë në Bundesliga 2, por Mainzi për pjesën e epërme të tabelës, ndërsa Bretzenheimi në vendin e fundit.

Kryeziu e ka fituar titullin e Gjermanisë për të reja dhe vlerësohet me potencial shumë të madh.

Këtë edicion i ka bërë 125 pritje, përkatësisht ka mesatare prej 6,6 pritje për ndeshje.

Ajo është portierja e parë e Kosovës.

FHK-ja kishte punuar gjatë për ta afruar Kryeziun në përfaqësuese.