Hendbollistja e Përfaqësueses së Kosovës, Dafina Mustafa, do t’i bashkohet skuadrës së madhe zvicerane, Yellow Winterthur nga Kreuzlingeni.
Për 21-vjeçaren vlerësohet hap para në karrierë. Ajo është zhvilluar te LC Bruhl, ndërsa në verën e kaluar iu bashkua Kreuzlingenit në Superligën e Zvicrës.
“Dafina është shquar me paraqitje të mira te Kruezlingeni, sidomos në mbrojtje. Ajo tashmë është lojtare shumë e rëndësishme edhe e Kombëtares sonë. U shqua sidomos në ndeshjet me Belgjikën dhe Bosnjë-Hercegovinën, vjeshtën e kaluar. Dafina Mustafa ka thënë se ka synim ta ndihmojë skuadrën e re, por në të njëjtën kohë të dëshmojë që është e vlefshme për Kombëtaren e Kosovës. Edhe te Winterthuri janë shprehur të lumtur që kanë angazhuar lojtaren tonë”, shkruan Federata e Hendbollit e Kosovës (FHK).
Yellow Winterthuri po lufton për titull të kampionit në Zvicër. Winterthuri aktualisht është në vendin e dytë në kampionatin zviceran.