Hendboll

Në Pejë derbi i madh

Hendboll

Kampionia, Besa Famgas, dhe lideri, Rahoveci, takohen në kuadër të xhiros së 25-të të Superligës së Kosovës në hendboll. Derbi i madh zhvillohet të shtunën prej orës 20:00 në palestrën “Karagaçi” në Pejë.

Besa e Pejës ka shumë vjet që e ka fituar titullin e kampionit. Por këtë edicion Rahoveci po e ka fjalën kryesore. Ka fituar 24 ndeshjet e deritashme dhe udhëheq në tabelë me 48 pikë. Besa është e dyta me 40 pikë.

Tri ndeshjet e këtij edicioni mes Rahovecit e Besës ishin shumë të forta. U vendosën në aksionet e fundit, por në të mirë të Rahovecit. Këtë herë pejanët synojnë fitoren e parë, ndërsa “vreshtarët” të katërtën.

Të shtunën prej orës 20:00 janë edhe ndeshjet Vëllaznimi – Trepça e Vushtrria – Kastrioti.