Sporte të tjera

Maratona e Londrës: Assefa vendos rekord botëror, Sawe fiton tek atletët

Tigst Asseffa

Atletja nga Etiopia, Tigst Asseffa, e ka fituar maratonën e Londrës dhe ka vendosur rekord botëror, ndërsa keniasi Sebastian Sawe, triumfoi te vrapuesit. 

Medalistja e argjendtë olimpike, Assefa, ishte më e shpejtë se fituesja e vitit 2021 nga Kenia, Joyciline Jepkosgei. 

Atë e kaloi 10 kilometra para fundit dhe e përfundoi garën për dy orë, 15 minuta e 50 sekonda. 

Assefa e theu rekordin e mëparshëm të vendosur nga Peres Jepchirchir e Kenisë në Londër vitin e kaluar, për 26 sekonda. 

Jepkosgei përfundoi e dyta, afro tre minuta më ngadalë. 

Fituesja e vitit 2023 dhe kampionia olimpike, Sifan Hassan e Holandës, përfundoi e treta. 

Në garën e meshkujve, debutuesi Sawe i mposhti rivalët e tij dhe e përfundoi garën për dy orë, dy minuta e 27 sekonda. 

Kampioni në fuqi i gjysmëmaratonës, Jacob Kiplimo i Ugandës, ishte për afro një minutë më i ngadaltë në debutimin e tij në maratonë, ndërsa fituesi i vitit 2024, Alexander Mutiso Munyao përfundoi i treti.