Rikthimi i Shelly-Ann Fraser-Pryce ka nisur duke impresionuar në garën e prindërve në 100 metra vrapim, në ditën sportive të djalit të saj.
Sprinterja nga Xhamajka është fituese e tri medaljeve të arta olimpike. Ajo po ashtu është gruaja e tretë më e shpejtë në histori. Ashtu si pritej, 38-vjeçarja ka lënë shumë prapa nënat tjera në garën në Xhamajkë.
Shelly-Ann Fraser-Pryce ka publikuar videon e garës në rrjetet sociale, ndërsa videoja ka bërë bujë.
Pak kohë më parë Fraser-Pryce ka njoftuar rikthimin në gara. Por këtë javë ajo u paraqit në garën që organizohet në ditën sportive të fëmijëve.
Ajo ka dy medalje të arta olimpike në vrapimin 100 metra, disiplinën kryesore të atletikës. Ishte e artë në Pekini 2008 dhe Londra 2012. E ka fituar edhe një të artë në stafetën 4x100 metra, në Rio 2016. Dhe një garë e prindërve nuk paraqet problem për legjendën e sprintit.
“Ata nuk më kanë dënuar ende, kështu që unë jam ende në shteg”, ka shkruar Fraser-Pryce me shaka në Instagram. Atletja publikoi pamje të djalit të saj Zion në aksion, dhe po ashtu videon e fitores së saj në 100 metra vrapim.
Me kohë prej 10.6 sekondash, të arritur në vitin 2021, ajo është gruaja e tretë më e shpejtë në histori. Dhe prindërit e tjerët kanë mundur të shohin vetëm hijen e atletes së famshme. Në të njëjtën garë të prindërve ishte paraqitur edhe dy vjet më parë dhe po ashtu kishte fituar bindshëm.
Javën e kaluar Fraser-Pryce deklaroi se ajo ka ende “punë të papërfunduara” në botën e atletikës, përkatësisht në shteg.
Kampionati Botëror i atletikës zhvillohet në Tokio në shtator. Mund të jetë gara e fundit e vrapueses nga Xhamajka, shkruan sajti zyrtar i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.
Ajo ka plot tetë medalje olimpike, në 100 metra vrapim, 200 metra dhe 4x100 metra. Ka edhe dhjetë tituj të botës. Së fundi të artë botërore fitoi në vitin 2022 në 100 metra.
Xhamajka është e njohur për sprinterë shumë të mirë. Ndër të tjera edhe për shkak të Shelly-An Fraser-Pryce.
VIDEO:
8x Olympic medalist 🇯🇲Shelly-Ann Fraser-Pryce DEMOLISHING everyone in a parents race at her son's school 🤣
(🎥 _suediamond/IG) pic.twitter.com/EVgpmBQJa5— Travis Miller (@travismillerx13) April 16, 2025