Zelandezi Liam Lawson do të garojë për Red Bullin përkrah kampionit të botës, Max Verstappenit, në sezonin e vitit 2025 në Formula 1, pas vendimit të ekipit për ta larguar Sergio Perezin.
Njoftimi se Lawson do të jetë pjesë e ekipit të skuderisë së Red Bullit për sezonin e vitit të ardhshëm, erdhi një ditë pas shkëputjes së kontratës me meksikanin.
Edhe pse Lawson nuk ka qenë më i mirë se Yuki Tsunoda gjatë kësaj periudhe, Red Bulli e ka preferuar zelandezin para japonezit.
Lawson bëhet ngasësi i katërt i Verstappenit qëkur australiani Daniel Ricciardo, vendosi të largohet nga Red Bulli në fund të vitit 2018.
Dy garuesit tjerë që janë larguar, janë edhe Pierre Gasly dhe Alex Albon.
Lawson ka debutuar në Formula 1 në garën Grand Prix të Holandës, në vitin 2023.