Sporte të tjera

Lajm i madh për Shqipërinë, Colturi mbetet "kuqezi"

Lara Colturi

Skitarja e talentuar, Lara Colturi, do të vazhdojë të garojë për Shqipërinë. Colturi është italiane, ndërsa ka disa vjet që garon për Shqipërinë. Vlerësohet prej skitareve më të mira të reja në botë.

Ajo së fundi kishte kërkuar që të kthehej tek Italia. Por federata skitare e Shqipërisë insistoi në qëndrimin e saj, duke punuar për plotësimin e kushteve për Colturin dhe ekipin e skitares.

Të mërkurën mediat tiranase kanë raportuar se Colturi do të vazhdojë të garojë për Shqipërinë. Ajo në edicionin e fundit zuri tri herë vend në podium në garat e Kupës së Botës në skijim alpin.

Federata dhe ekipi i Colturit po punojnë për finalizim të kontratës së re. Ajo do të jetë shpresë e madhe e Shqipërisë në Lojërat Olimpike Dimërore që vitin e ardhshëm mbahen në Itali.