Përfaqësuesja U20 e Kosovës në hendboll e ka përfunduar me humbje të thellë paraqitjen në IHF Trophy për zonën evropiane, që po mbahet në Prishtinë.
Të premten pasdite, Kosova U20 humbi nga Qiproja me rezultatin 35:21. Ndeshja ishte e vlefshme për pozitën e tretë. Kështu Kosova U20 e përfundoi këtë kampionat për vendet në zhvillim në vendin e katërt prej katër përfaqësueseve sa ishin gjithsej.
Në fazën grupore Kosova fillimisht humbi 24:18 nga Qiproja. Më pas barazoi me Bullgarinë dhe me Britaninë e Madhe. Përfundoi e treta në grup me dy pikë.
Rrjedhimisht luajti me Qipron për vendin e tretë. Qiproja në fazën grupore kishte përfunduar e katërta, por në plasmanin e përgjithshëm renditet e treta.
Finalja mes Bullgarisë dhe Britanisë së Madhe zhvillohet të shtunën nga ora 19:00.