Hendbollistët e Kosovës U18 do t’i mësojnë në javën e parë të muajit prill kundërshtarët për Botërorin në Egjipt. Shorti i Botërorit do të tërhiqet në Kajro në ngjarjen që mbahet më 7 e 8 prill, ka njoftuar Federata Ndërkombëtare e Hendbollit të martën.
“Dardanët” e rinj e siguruan kualifikimin në Botëror pas triumfit në IHF Trophy Intercontinental.
Kosova është njëra prej 32 ekipeve që do të paraqiten në Botërorin, që prej 6 deri më 17 gusht mbahet në Egjipt.
Për herë të tretë një ekip kombëtar i Kosovës në hendboll paraqitet në Kampionat Botëror. Në Spanja 2019 ishte paraqitur Kombëtarja U21 e hendbollistëve, ndërsa në Kina 2024 u paraqit Kombëtarja U18 e hendbollisteve.