Sporte të tjera

Kosova U18 e nis kundër Nigerisë garën në “IHF Trophy”

Kosova U18

Hendbollistët e Kosovës U18 e nisin kundër Nigerisë garën në IHF Trophy Intercontinental. Ndeshja e fazës ndërkontinentale të kampionatit IHF Trophy ndërmjet Kosovës dhe Nigerisë luhet më 13 mars nga ora 17:00.

Kampionati organizohet për grupmoshën U18 dhe U20, ndërsa kombëtaret fituese kualifikohen në Kampionat Botëror.

Kosova U18 është në Grupin B së bashku me Nigerinë dhe Kaledoninë e Re.

“Më 12 mars janë ndeshjet Uzbekistani – Nikaragua (15:00) dhe Kaledonia e Re – Nigeria (17:00). Para ndeshjes së dytë është hapja zyrtare. Në ditën e dytë, më 13 mars, janë ndeshjet SHBA-ja – Nikaragua dhe Nigeria – Kosova. Ndeshja e Kombëtares sonë fillon në ora 17:00. Më 14 mars janë takimet SHBA-ja – Uzbekistani dhe Kosova – Kaledonia e Re. Më 15 mars janë gjysmëfinalet, ndërsa më 16 mars janë ndeshja për vend të tretë dhe finalja. Në Grupin A janë SHBA-ja, Nikaragua dhe Uzbekistani. Sa i takon garës në grupmoshën U20, Grupi A përbëhet nga SHBA-ja, Bullgaria dhe Kaledonia e Re. Kurse në Grupin B garojnë Ruanda, Nikaragua dhe Uzbekistani. Më 12 mars janë ndeshjet Kaledonia e Re – Bullgaria (11:00) dhe Uzbekistani – Nikaragua (13:00)”, shkruan në njoftimin e Federatës së Hendbollit të Kosovës.