Sporte të tjera

Kosova U18 barazon me Tunizinë, nesër luan për vendin e pestë

Kosova U18 hendboll

Përfaqësuesja U18 e Kosovës në hendboll luajti ndeshje të fortë me Tunizinë të premten, në kuadër të Kampionatit Mesdhetar.

Në Ankara të Turqisë, Kosova e Tunizia barazuan 19:19. Periudha e parë i takoi Tunizisë, e dyta ishte e barabartë, ndërsa e treta u fitua nga Kosova U18 për një gol. Për çdo periudhë të fituar ka pikë shtesë.

Bilanci i Kosovës është dy fitore, një barazim e katër humbje. Me 13 pikë, Kosova renditet e gjashta nga tetë përfaqësuese.

Të shtunën Kosova luan për plasman përfundimtar, përkatësisht për vendin e pestë. Përballë do ta ketë Malin e Zi, ndaj të cilit kishte fituar në nismë të Mesdhetarit.