Sporte të tjera

Kosova në plejofin e Botërorit në “Counter Strike 2”

Counter Strike

Lojtarët e Kosovës në “Counter Strike 2” e kanë kaluar me sukses fazën grupore të Botërorit që po mbahet në Riad të Arabisë Sauditë.

Federata Esports ka njoftuar se Kosova përfundoi e dyta në plasmanin e përgjithshëm në kualifikimet regjionale, e lojtarët e Kosovës fituan 9 pikë gjatë fazës së grupeve në lojën elektronike.

“Ekipi i Kosovës i përbërë nga Arbnor ‘Dementor’ Pacolli, Bledar ‘BledarD’ Dula, Ensar ‘Caleyy’ Ersuzi, Butrint ‘HYPERI1’ Gashi dhe Arlind ‘debO’ Sadiku, fituan nëntë pikë gjatë fazës së grupeve të garës së famshme të lojërave elektronike. Ndonëse ishin në grup të fortë, lojtarët e Kosovës me paraqitje të jashtëzakonshme arritën me sukses të kalojnë në plejofin që siguron paraqitjen në Botërorin e lojës së famshme elektronike, ‘Counter Strike’. Në plejof, Kosova të hënën (nesër) do të përballet me ekipin e parë nga Grupi D”, thuhet në njoftimin e publikuar në Facebook.

FESK-u tha se pret paraqitje të mëdha nga ekipi edhe në plejof.