Sporte të tjera

Kosova mëson kundërshtarët e kualifikimeve për Euro 2026

Perfaqesuesja e Kosoves per hendbolliste

Hendbollistet e Kosovës do të kenë punë me hendbollistet e Francës, Kroacisë dhe Finlandës gjatë kualifikimeve për Evropianin që mbahet vitin e ardhshëm në Poloni, Rumani, Çeki, Sllovaki dhe Turqi. 
Shorti për kualifikimet për Euro 2026, u tërhoq të enjten në Cluj-Napoca të Rumanisë, ndërsa Kosova do të jetë pjesë e Grupit 1. 

Pesë shtetet nikoqire janë kualifikuar në turneun me 24 përfaqësuese, ashtu si edhe tre medalistët nga Euro 2024, fituesja Norvegjia, nënkampionia Danimarka dhe Danimarka si e treta. Turneu final do të zhvillohet nga 3 deri më 20 dhjetor të vitit 2026. “Grupi është shumë sfidues, ndërsa synim i kombëtares sonë do të jetë kualifikimi në Evropianin e vitit të ardhshëm. Franca është kombëtarja më e fortë në short. Kroacia në short ishte e dyta në vazon e dytë, ndërsa Finlanda e dyta në vazon e katërt”, shkruan Federata e Hendbollit e Kosovës. 

Dy ndeshjet e para janë nga 15 deri më 19 tetor të këtij viti, kurse xhiroja e tretë nga 4 deri më 8 mars të vitit të ardhshëm. Xhiroja e fundit luhet nga 8 deri më 12 prill 2026.

Dy të parët e secilit grup kualifikohen në Euro 2026. Biletën e sigurojnë edhe katër prej gjashtë kombëtareve më të mira të pozitës së tretë.