Sporte të tjera

Kosova kualifikohet në kampionatin botëror në lojëra elektronike

Esports

Kombëtarja e Kosovës në lojërat elektronike ka siguruar kualifikimin në Kampionatin Botëror, që do të mbahet në Riad të Arabisë Saudite.

Lojtarët kosovarë fituan ndaj Letonisë në Counter Strike 2, për ta siguruar për herë të dytë paraqitjen në botëror.

Federata Esports Kosova dha detaje për kualifikimin.

“Kosova e fitoi bindshëm 13:5 mapin e parë ndaj letonezëve, kurse mapi dytë ishte dramatik. Kosova ishte në avantazh por humbi pas vazhdimeve, 16:14. Mapi tretë vendosi fituesin. Dhe Kosova ishte ajo që shënoi fitore për të siguruar pjesëmarrjen në Botëror. Në mapin e tretë Kosova fitoi 13:7”, thuhet në njoftimin në Facebook.