Sporte të tjera

Kokaj nuk e përfundon lëshimin e parë në disiplinën e sllallomit

Drin Kokaj

Ka përfunduar paraqitja e skitarëve të Kosovës në Kampionatin Botëror të skijimit Alpin në Saalbach të Austrisë. 

Të dielën në sllallom garoi Drin Kokaj. Ai doli nga shtegu në lëshimin e parë, njëjtë si 40 skitarë të tjerë.

Kokaj doli nga shtegu edhe në garën kualifikuese, të shtunën. Por, e fitoi të drejtën të paraqitet të dielën në garën kryesore pasi kishte më shumë pikë se dy skitarët tjerë të Kosovës.