Istogu është fitues i Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.
Në finale, të dielën pasdite në palestrën “Bill Clinton”, Istogu e mposhti Ferizajn me rezultat 32:28.
Istogu e ka fituar Kupën e Kosovës për herë të gjashtë. E fitoi fillimisht në vitin 2018 e më pas edhe katër herë të tjera.
Pjesa e parë e ndeshjes finale ishte e barabartë. Me të nisur pjesa e dytë istogaset bënë shkëputje në rezultat, ndërsa mbajtën epërsinë deri në fund. Ferizaj bëri përpjekje për të barazuar, por pa sukses.
Salemateu Camara e Ferizajt u shpall lojtarja më e vlefshme e turneut final të Kupës së Kosovës.
Istogu është skuadër dominuese në hendbollin kosovar në vitet e fundit. Është favorit edhe për titull të kampionit, ndërsa në plejof starton nga pozita e parë.
Në gjysmëfinale, Istogu e eliminoi Vushtrrinë. Ndërkohë Ferizaj eliminoi Samadrexhën.