Sporte të tjera

Hendbollistet e Istogut fitojnë derbin ndaj Ferizajt

Hendbollistet e Istogut fitojnë derbin ndaj Ferizajt

Derbi i stinorit pranveror në Superligën e Kosovës, i ka takuar hendbollisteve të Istogut. Skuadra e Istogut të mërkurën mposhti Ferizajn me rezultat 29:27. Ndeshja derbi u zhvillua në Banjë, ndërsa i takoi xhiros së dhjetë, përkatësisht të parës për stinorin pranveror.

Për Ferizajn ishte humbja e parë. Në xhiron e parë Ferizaj kishte fituar 33:31 ndaj Istogut. 

Me fitore Istogu doli në vendin e parë me 16 pikë, sa i ka edhe Ferizaj në vendin e dytë. 

“Pjesa e parë e ndeshjes ishte e barabartë, ndonëse fillimisht istogaset e më pas edhe ferizajaset u shkëputën deri në tri gola. Pas 30 minutave rezultati ishte 13:13. Me të nisur pjesa e dytë vendaset nisën një shkëputje në rezultat, kurse ishin në epërsi 20:16 në minutën e 41-të. Shkëputja u bë edhe më e madhe ndërkohë, ndërsa Ferizaj u afrua në dy gola në fund, 29:27”, raporton Federata e Hendbollit e Kosovës.

Astou Ndiyae i realizoi shtatë gola për Istogun. Sucacuexe Paulo Sebastiao i kishte gjashtë gola, ndërsa pesë i shënoi Lana Paviçeviq.

Salematou Camara i shënoi tetë gola për Ferizajn, ndërsa nga pesë i kishin Lorena Matarova e Elsa Kongjeli.

Të mërkurën fitore shënoi edhe Kastrioti. Mposhti Besën me rezultat 30:22.

Nikelina Franca i realizoi 11 gola, ndërsa Bintou Oulare dhjetë.

Erda Macula ishte më efikasja te skuadra pejane me shtatë gola. Gjashtë i shënoi Edona Radoniqi.

Kastrioti është i treti me 12 pikë. Besa renditet e shtata me gjashtë pikë.