Përfaqësuesja U18 e Kosovës në hendboll e ka siguruar finalen në “IHF Trophy Intercontinental”.
Të shtunën mbrëma në ndeshjen e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, “Dardanët” e rinj triumfuan me një gol dallim ndaj SHBA-së, 27:26
Kosova e mbylli edhe pjesën e parë me dy gola dallim, 13:11.
Ishte një lojë e barabartë por që në fund arriti të triumfojë Kosova.
Më të dalluarit në fitoren e Kosovës ishin Olsi Mulaj dhe Amar Muqolli.
Të dy hendbollistët e rinj i kishin nga nëntë gola.
Kosova U18 në finale të “IHF Trophy” do të takohet me Nigerinë.
Nigeria në gjysmëfinale e mposhti Uzbekistanin me rezultatin e thellë, 43:29.
Fituesi i këtij ballafaqimi do të kualifikohet në Kampionatin Botëror.