Sporte të tjera

Hendboll, Kosova po avancon ndaj Ukrainës

Hendboll

Hendbollistët e Kosovës kanë shkuar në pushim me katër gola dallim ndaj Ukrainës në ndeshjen e xhiros së tretë të Grupit 6 të fazës së dytë të kualifikimeve për “Euro 2026”.

“Dardanët” janë duke fituar 16:12 pas pjesës së parë.

Leonard Gegaj pati pesë gola në pjesën e parë në gjashtë tentime, ndërsa me nga tri gola nga pesë tentime i kishin kapiteni Valon Dedaj dhe Drenit Tahirukaj.

Ndeshja është duke u zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, para një numri të madh shikuesish.

Kosova është pa fitore në dy ndeshjet e para. Humbi nga Ishujt Faroe 32:21 në udhëtim, ndërsa barazoi 33:33 me Holandën.

Fitorja eventuale do të rriste gjasat e Kosovës për kualifikim në Evropian, që do të ishte sukses historik.

Kosova të dielën do të luajë sërish ndaj Ukrainës, por në Klaipeda të Lituanisë.

Ukraina ndeshjet si vendëse i organizon në shtete të tjera për shkak të pushtimit rus.

Dy të parët e grupit kualifikohen në Evorpian.

Kualifikohen edhe katër përfaqësueset më të mira të vendit të tretë, prej tetë grupeve sa janë gjithsej.

Kosova e kërkon rastin përmes vendit të tretë.

Evropiani i vitit të ardhshëm organizohet në Danimarkë, Suedi dhe Norvegji, nga 15 janari deri më 1 shkurt.