Sporte të tjera

Hendboll, Istogu siguron finalen pas fitores dramatike

Hendbollistet e Istogut

Hendbollistet e Istogut dhe ato të Vushtrrisë luajtën ndeshje të madhe.

Por në finale të Kupës së Kosovës në hendboll ka kaluar skuadra e Istogut që e fitoi ndeshjen dramatike me një gol dallim, 31:30.

Sfida u vendos në aksionin e fundit. Fillimisht, vushtrriaset nuk i konkretizuan në gol dy aksionet e fundit dhe istogaset fituan me një gol dallim.

Finalet e Kupës do të luhen të dielën, ndërsa turneu organizohet në Ferizaj, përkatësisht në palestrën “Bill Clinton”.

Astou Ndiaye ishte më e dalluara te Istogu me dhjetë gola, ndërsa me shtatë gola në fitore kontribuoi Paulo Sebastiao Suca. Nga katër gola i patën Suzana Ujkiq dhe Nihed Limem.

Vushtrrisë ndërkohë nuk i ndihmuan 12 golat e Sevdanur Ozkan, dhe as pesë golat e realizuara nga Burneta Rama e Gentiana Basholli.

Në finale, Istogu luan me fituesin e ndeshjes Samadrexha – Ferizaj.