Sporte të tjera

Hendboll: Istogu i luan dy ndeshje evropiane në Pejë, Samadrexha në Portugali

hendboll

Hendbollistet e Istogut dhe ato të Samadrexhës në fundjavë do të kenë sfida të dyfishta evropiane. Në kuadër të raundit të dytë të Kupës Evropiane, Istogu përballet me skuadrën greke Pylaia Thessaloniki. Me marrëveshje të klubeve, të dy ndeshjet zhvillohen në Kosovë.

Por jo në Istog. Palestra në Istog ka kohë që është e mbyllur pasi u dëmtua rëndë dhe nisi një proces rinovimi. Për këtë arsye istogaset si vendase luajnë në palestrën “Karagaçi” në Pejë.

Ndeshja e parë është të shtunën nga ora 19:00, ndërsa e dyta të dielën nga ora 19:00.

Istogu ka përvojë shtatëvjeçare në gara evropiane. Në tri raste ka kaluar nga një kundërshtar.

Dy ndeshje në fundjavë i luan edhe Samadrexha. Por klubi nga Samadrexha ka vendosur që dy ndeshjet me Gaia Colgaia t’i zhvillojë në Portugali. Ndeshja e parë është të shtunën prej orës 18:00, ndërsa e dyta të dielën në termin të njëjtë.

Javën e kaluarFerizaj i luajti dy ndeshje në Spanjë me Valladolidin. I humbi thellë të dy ndeshjet dhe u eliminua me rezultatin e përgjithshëm 79:30.

Kupa Evropiane është niveli i tretë i garave kontinentale për klube të hendbollit.