Skuadra e Kastriotit ka shënuar fitore ë hënën mbrëma ndaj Prishtinës në kryeqytet, në ndeshjen që i ka takuar xhiros së 19-të të Superligës së Kosovës në hendboll.
Kastrioti mposhti Prishtinën me rezultat, 42:31. “Kastrioti nisi shkëputjen pas minutës së 20-të, derisa në pjesën e dytë mbajti epërsi bindëse”, shkruan në njoftimin e Federatës së Hendbollit të Kosovës.
Deniz Terziqi ishte më efikasi te Kastiroti. Ai shënoi 15 gola, ndërsa dhjetë gola i shënoi Lulzim Shabani. Gjashtë gola i realizoi Yassine Henahen.
Për Prishtinën nga tetë gola i realizuan Oltion Beshiri e Enis Kuleta. Pesë i kishte Albi Gjuka e katër Ylli Visoka.
Kastrioti është i treti me 26 pikë nga 18 ndeshje.
Prishtina mbetet e katërta me 17 pikë.