Sporte të tjera

Formula 1, Norris fiton Grand Prix të Holandës

Lando Norris

Foto: Associated Press

Ngasësi i skuderisë së McLarenit, Lando Norris, ka luftuar shumë për ta fituar garën Grand Prix në Holandë në Formula 1. 

Norris të dielën nuk e pati nisjen e mirë pasi e humbi avantazhin nga Max Verstappen i Red Bullit. 

Por në xhiron e 18-të, Norris sërish doli para Verstappenit dhe nuk lejoi befasi në fund të garës. 
Charles LeClerc i Ferrarit e kompletoi podiumin. 

Norris është i pandalshëm në garën në Holandë, qëkur ky Grand Prix u kthye në kalendarin e Formula 1 në vitin 2021. 

Verstappen prinë në renditjen e ngasësve me 295 pikë, 70 më shumë se Norris i dyti. 

Leclerc është i treti me 192 pikë.