Jannik Sinner ka thënë se “ende ka vend për përmirësim” pasi arriti në raundin e katërt të turneut Grand Slam “Australian Open” të shtunën.
Sinner, fitues në fuqi i këtij turneu, triumfoi ndaj Marcos Gironit me rezultatin 3:0 në sete, 6:3, 6:4 dhe 6:2.
Numri një në renditjen botërore të tenisit, italiani Sinner, e fitoi turneun e parë madhor në “Melbourne Park”, në fillim të vitit 2024.
Sinner është në ecuri pozitive prej 17 fitoreve të njëpasnjëshme.
Humbja e fundit ishte në finale të “Beijing Open” nga Carlos Alcaraz, në muajin tetor.
Spanjolli Alcaraz është në anën tjetër të shortit dhe në “Melbourne Park” mund të takohet vetëm në finale me Sinnerin.