Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

Fitorja e parë e Kosovës në Mesdhetar

Kosova U16

Kosova U16 e ka shënuar fitoren e parë në Kampionatin Mesdhetar të hendbollisteve.

Të martën paradite në Prishtinë, hendbollistet e reja të Kosovës fituan 20:17 ndaj Bullgarisë. Të hënën, në ditën e parë të kampionatit, Kosova U16 pësoi thellë nga Spanja U16, 39:13. Të mërkurën Kosova luan ndaj Turqisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pas dy xhirove, në grupin A prinë Rumania. Spanja është e dyta e Kosova e treta. Pas saj janë Turqia, Mali i Zi dhe Bullgaria.

Në Grupin B e para është Kroacia e pas saj Sllovakia. Pasojnë Sllovenia, Italia, Maqedonia e Veriut dhe Greqia.