Sporte të tjera

Fitore e thellë e Istogut ndaj skuadrës greke

Istog

Kampioni i Kosovës në hendboll, Istogu, e ka fituar bindshëm ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kupës Evropiane.

Të shtunën mbrëma në palestrën “Karagaçi” në Pejë, hendbollistet istogase fituan ndaj Pylaia Thessaloniki të Greqisë me rezultat 33:25.

Ndeshja e dytë zhvillohet të dielën nga ora 19:00, po ashtu në Pejë.

Dallimi në rezultat u bë në pjesën e dytë, të cilën istogaset e dominuan plotësisht. Catarina Sucacuexe udhëhoqi Istogun me dhjetë gola. Tetë i kishte Lana Paviçeviq. 

Ndërkohë Samadrexha humbi 42:31 në Portugalia nga skuadra Gaia Colgaia.