Të shtunën fillon stinori pranveror në Superligën e Kosovës në hendboll. Por jo për të gjitha skuadrat.
FHK-ja ka njoftuar të premten se ndeshja mes Vjosës e Kastriotit është shtyrë. Kastrioti, që është fitues i Kupës, po kalon krizë financiare. Skuadra ferizajase nuk ka nisur ende stërvitjet dhe nuk dihet kur do t’i nisë, apo nëse do t’i nisë ato.
Të shtunën janë ndeshjet Trepça – Vushtrria dhe Besa Famgas – Rahoveci. Në Mitrovicë ndeshja fillon në ora 19:30, ndërsa derbi në Pejë fillon në ora 20:00.
Të dielën është takimi Llapi – Prishtina, që fillon në ora 16:00. Ndeshjet i takojnë xhiros së 15-të.
Rahoveci ka dimëruar në pozitën e parë. I fitoi të gjitha 14 ndeshjet dhe udhëheqë në tabelë me 28 pikë. Nga 22 pikë i kanë Besa Famgas e Kastrioti.