Hendbollistet e Ferizajt kanë shfaqur ndeshje të madhe në pjesën e dytë ndaj Samadrexhës në gjysmëfinalen e zhvilluar të shtunën në mbrëmje.
Dhe në fund, ballafaqimin e zhvilluar në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, hendbollistet nikoqire e fituan me rezultatin 31:29. Në finale do të luajnë kundër hendbollistëve të Istogut që më herët gjatë ditës siguruan finalen ndaj Vushtrrisë.
Samadrexha udhëhoqi për pjesën më të madhe të lojës në pjesën e parë, por pas 30 minutave rezultati ishte i barabartë, 14:14.
Në pjesën e dytë, ferizajaset shfaqën më shumë dhe fituan me dy gola dallim.
Salemateu Camara te Ferizaj kishte dhjetë gola, kurse me nga katër gola në fitore kontribuuan Luljeta Sopjani, Lorena Matarova dhe Anja Bojaniq.
Tina Hetemi ishte më e mira te Samadrexha me 13 gola, ndërsa nga katër gola i shënuan Mirjeta Dinolli dhe Arlinda Maloku.
Finalja ndërmjet Ferizajt dhe Istogut zhvillohet të dielën nga ora 17:30.