Kampioni në fuqi i Formula 1, Max Verstappen, ka thënë se është “shumë e veçantë” që e ka barazuar rekordin e të ndjerit Ayrton Senna, për fitore rresht në gara kualifikuese.
Verstappen ka fituar të shtunën garën kualifikuese për Shpërblimin e Madh të Emilia Romagnas. Është fitorja e tetë rresht në gara kualifikuese për të.
Piloti i Red Bullit mposhti dyshen e McLarenit, Oscar Piastri e Lando Norris.
Verstappen ka barazuar rekordin në të njëjtin shteg në Imola, ku 30 vjet më parë Senna vdiq në një aksident gjatë garës më 1 maj 1994.
“Kanë kaluar 30 vjet nga vdekja e tij në këtë shteg. Kështu, që jam i lumtur që kam fituar ‘polen’ këtu. Ai ishte një garues i mrekullueshëm i Formula 1, veçanërisht në kualifikime. Është ditë e madhe për mua”, tha Verstappen, transmeton “BBC”.
Senna kishte fituar tetë gara kualifikuese rresht nga fundi i stinorit 1988 deri në fillim të stinorit 1989.
Verstappen serinë e fitoreve në kualifikime e nisi nga gara e fundit e edicionit të kaluar në Abu Dhabi.
Verstappen po lryeson me 136 pikë, 33 më teprë se Sergio Perez i Red Bullit.