Sporte të tjera

Ekipi i Formulës përjashton ngasësit

b

Skuderia e Formula 1, Sauber, i ka larguar nga ekipi ngasësit Valtteri Bottas dhe Zhou Guanyu, për edicionin e ardhshëm. Bottas në 67 raste ka qenë pjesë e podiumit, në vendin e parë, të dytë apo të tretë, në garat Grand Prix të Formula 1.

Të mërkurën, Sauberi ka njoftuar edhe për dy ngasësit e rinj për sezonin e ri.

Kjo skuadër po kalon formë shumë të dobët, pasi është në vendin e fundit pa pikë në renditjen për konsturktorë, ndërsa nuk ka qenë në top-dhjetëshe, në asnjërën prej garave të kësaj kampanje.

Bottas dhe Guanyu garojnë së bashku për këtë ekip prej vitit 2022.

Në atë vit kishin përfunduar në vendin e gjashtë, ndërsa në edicionin e kaluar, përfunduan në vendin e nëntë.

Sauberi më parë njihej si Alfa Romeo, ndërsa marka Audi do të jetë operator i ekipit nga viti 2026.

Nico Hulkenberg dhe Gabriel Bortoleto do të jenë ngasësit e rinj.