Sporte të tjera

E papritur, Hana Beiqi e Adell Shaboviq prezantojnë Kosovën në Olimpiadë

Hana Beiqi

Hana Beiqi e Adell Shaboviq e prezantojnë Kosovën në garat e notit në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”.

Këtë e bëri të ditur të mërkurën Komiteti Olimpik i Kosovës.

Ka pasur shumë zhvillime rreth Beiqit, që kishte akuzuar Federatën e Notit të Kosovës për diskriminim. Në përkrahje të saj doli KOK-u.

Edhe më e papritur është përzgjedhja e Adell Shaboviqit, notarit me prejardhje nga Kosova, i lindur dhe i rritur në SHBA.

Shaboviqi e kishte dërguar në gjykatë Federatën e Notit të Kosovës. Por kishte humbur rastin, ndërsa këtë FNK-ja e kishte vlerësuar fitore shumë të madhe.

Dhe KOK-u ka njoftuar që pikërisht Shaboviq e prezanton Kosovën në Lojërat Olimpike.

Të dy notarët marrin pjesë me ftesë.

“Të dy notarëve u janë konfirmuar ftesat e univerzalitetit nga Federata Botërore e Sporteve të Ujit, falë më së shumti pikëve të FINA-s gjatë procesit kualifikues. Hana do të garojë në disiplinën 50 metra stil i lirë, ndërsa Adelli në 100 metra stil i lirë. Adelli është me prejardhje nga Peja, ndërsa karrierë ka bërë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkruan në njoftimin e KOK-ut.

Pritet reagimi i Federatës së Notit të Kosovës për zhvillimet e fundit.

LEXO EDHE: