Pas një gare jashtëzakonisht të fortë e interesante në Formula 1 të dielën, fitues ka dalë George Russell i skuderisë së Mercedesit.
Russell e fitoi Grand Prixin e Austrisë duke e shfrytëzuar gabimin e rëndë të Max Verstappenit dhe Lando Norrisit.
Verstappen i Red Bullit dhe Norris i McLarenit garonin për ta zënë vendin e parë, por u përplasën për t’i liruar rrugën Russellit.
Për Russellin ishte fitorja e dytë në Formula 1.
Oscar Piastri i McLarenit dhe Carloz Sains i Ferrarit, e kanë kompletuar podiumin.
Max Verstappen vazhdon të jetë lider në renditjen e ngasësve me 237 pikë, i përcjellë nga Lando Norris me 156 pikë dhe Charles Leclerc me 150 pikë.