Derbi Besa Famgas – Rahoveci zhvillohet në xhiron e parë të Superligës së Kosovës në hendboll. Kjo ndeshje është të hënën nga ora 20:00, në palestrën “Karagaçi” në Pejë.
Besa ka dominuar shumë gjatë në hendbollin kosovar, por edicionin e kaluar u mposht nga Rahoveci në finale të plejofit. Për Rahovecin ishte titull historik – i pari. Javën e kaluar Rahoveci e fitoi Superkupën, ndërsa synon tjerë trofe në edicionin e ardhshëm. Ndërkohë Besa Famgas synon të kthehet në rrugën e sukseseve pasi mbeti pa trofe edicionin e kaluar.
Forca e dy skuadrave do të kuptohet të hënën mbrëma.
Edicioni 2024/2025 nis edhe në Superligën e hendbollisteve. Kryendeshja mes Ferizajt dhe Istogut zhvillohet të dielën nga ora 18:00. Dy skuadrat u takuan javën e kaluar për Superkupë. Ferizaj fitoi me penallti. Istogu është kampion, ndërsa Ferizaj e ka fituar Kupën.