Tri herë fitueses së medaljes së artë, Charlotte Dujardin, iu ndalua paraqitja në Lojërat Olimpike “Parisi 2024” pas publikimit të një video ku ajo shihet duke goditur kalin e saj me kamxhik 24 herë brenda një minute.
Kalorësja britanike mori një tjetër dënim të enjten.
Federata Botërore për Sportet e Kuajve, dënoi për një vit dhe 10.700 euro për goditje të tepruar ndaj kalit të saj. Asaj do t’i lejohet të marrë pjesë sërish në gara nga korriku i vitit 2025. Vuajtja e dënimit do t’i llogaritet nga koha kur ajo nuk u lejua të paraqitet në gara. Është raportuar se videoja ka qenë e disa viteve më parë. Edhe vet Dujardini kishte deklaruar se video ishte katër vjet e vjetër.