Klubi i madh rumun i hendbollit, Minaur Baia Mare ka fituar pa shumë telashe ndaj Rahovecit, të shtunën mbrëma në palestrën “Mizahir Isma”. Ndeshja u zhvillua nën masa të rrepta të sigurisë, pas ngjarjeve në ndeshjen e 15 nëntorit mes Rumanisë dhe Kosovës në futboll.
Por te Minaur Baia Mare janë larguar të kënaqur nga Kosova. Madje kanë falënderuar klubin rahovecas.
“Klubi ynë ka kërkuar masa shtesë të sigurisë dhe mori garanci para ndeshjes se ato do të merren. Pas ndeshjes ekipi ynë ka thënë se njerëzit janë sjellë në mënyrë shembullore dhe se i falënderojnë njerëzit nga Rahoveci për këtë”, shkruan në sajtin zyrtar të klubit Minaur Baia Mare, që vjet ishte në gjysmëfinale të Kupës Evropiane për hendbollistë.
Klubi rumun ka shkruar se ndeshja e kthimit, në Baia Mare më 30 nëntor, do të jetë rrëfim për hendbollin dhe se tifozët do të bëjnë pritje të ngrohtë ekipin kundërshtar.
Minaur Baia Mare e mposhti kampionin e Kosovës me rezultat 38:31.