Sporte të tjera

Besa Famgas ia shkakton Rahovecit humbjen e parë

Hendboll - Besa Famgas

Kampionia në fuqi, Besa Famgas, ka ndalur hovin e Rahovecit në Superligën e Kosovës në hendboll.

Rahoveci kishte 24 fitore rresht, duke përfshirë tri ndaj Besës, por pësoi humbje të shtunën mbrëma në palestrën “Karagaçi”.

Besa fitoi 31:30 kryendeshjen e xhiros së 25-të. Portieri Flakrim Beqiraj ndali gjuajtjen e Igor Radojeviqit në sekondat e fundit për fitoren e ngushtë të ekipit pejan.

Ndeshja ishte e fortë nga fillimi e deri në fund, ndërsa vendosën aksionet e fundit. Arbios Mushkolaj i shënoi nëntë gola për Besën. Radojeviq ishte më efikasi te Rahoveci me 10 gola.

Rahoveci mbetet lider me 48 pikë.  Besa Famgas  është e dyta me 42 pikë.

Po të shtunën, Trepça e mposhti Vëllaznimin në Gjakovë me rezultat 36:21. Kastrioti fitoi ndaj Vushtrrisë me rezultat 43:29.