Amber Anning ka shfaqur gjithë potencialin në ngjarjen globale dhe është bërë atletja e parë e Britanisë së Madhe që e fiton garën e vrapimit 400 metra në Kampionatin Botëror të atletikës në palestër.
Në fillim të sezonit të parë si atlete profesioniste, Anning e regjistroi kohën 50.60 sekonda për ta fituar garën dramatike ndaj amerikanes Alexis Holmes.
Kjo medalje për Anningun erdhi vetëm dy javë pasi 24-vjeçarja nuk fitoi medalje në Evropianin në palestër për shkak të skualifikimit.
Por të shtunën në Nanjing të Kinës ajo bëri fund thuajse të përkryer për ta fituar titullin e parë ndërkombëtar.